Koalicioni i mundshëm me VV-në, Beqiri: Me dëshirë jo por nuk është puna me qit vija të kuqe

Koalicioni i mundshëm me VV-në, Beqiri: Me dëshirë jo por nuk është puna me qit vija të kuqe

Ismet Beqiri, kandidat për deputet nga LDK-ja ka qenë i ftuar në emisionin Sante me Miranda Shalën, prodhim i Gazetës Paparaci.

I pyetur për një koalicion të mundshëm me VV-në, Beqiri tha se “nuk është puna me qit vija të kuqe”.

“Unë po e them mendimin tim personal edhe sigurisht janë forumet që vendosin. Po unë po e them, nuk është puna me qitë vija të kuqe, sepse juve ju kujtohet kur u bë ai koalicioni me Kushtetutë e keni, duhej edhe me minoritete. Dhe sytë siç thotë populli dojshin me na i nxjerrë këtë që janë në pushtet qysh këta tjerët po bëjnë koalicion. Por ti i ke kategori kushtetuese dhe i ki në Kosovë”, ka deklaruar Beqiri.

Tutje ai shton se me dëshirë nuk do të bënte koalicion me VV-në, pasi që njerëzit e njëjtë do të jenë edhe në të ardhmen. Por sipas tij, mund të jetë një mundësi nëse largohen “ata që kanë abuzu e keqpërdoru”.

“Edhe këto partitë tona, ju e dini, tonat parti me tona kanë pasë koalicione në një mënyrë. Nuk e di VV-ja me PDK-në a ka pasë, po na na ka ra me të gjithë me bo koalicion. Me dëshirë, nuk ish dashtë me bo koalicion me Vetëvendosjen, me gjithë këto skandale që i kanë bo. Se janë njerëzit e njëjtë. Nuk di çka ndryshon te ta nëse nesër hyjnë në koalicion me ne. A mund të kemi kritere dhe kushte që njerëzit që kanë abuzu e keqpërdor me i largu, ajo është çështje që duhet me u vlerësu. Nuk vijnë me na kriju Qeverinë ndërkombëtarët, këtë e kam të qartë. Por duhet me pasë jashtëzakonisht kujdes me kë po bëjmë koalicion, sepse ajo po na kushton”. /paparaci/

Share This