Abdixhiku në Suharekë: Për keqpërdoruesit e pushtetit kam vetëm një mesazh, ndryshimi i madh po vjen
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, tha se qytetarët e kanë mundësinë që më 9 shkurt të vitit të ardhshëm, të zgjedhin për ndryshimin që e meritojnë.
Nga ‘Turneu e Ndryshimit’ që u mbajtë në Suharekë, Abdixhiku tha se qytetarët duhet të zgjedhin për për mësuesit, mjekët, punëtorët e shërbyesin që marrin lëmoshë dhe s’ka kush t’i dëgjojë.
“Është koha të zgjedhni për ushtarët e policët që ja dalin vet në përballje me terroristë, por nuk ja dalin dot në përballje me përditshmërinë – prandaj dhe duhet të protestojnë. Ushtarë e policë në protestë – këtë pamje s’mund ta pranojmë, s’do ta pranojmë, s’do ta tolerojmë”, tha Abdixhiku, shkruan Express.
Ai tha se po ashtu se “është koha të zgjedhni për ata bujq, që nuk kanë motra e vëllezër në Ministri për t’i marrë grantet nga 100 mijë”.
“Për keqpërdoruesit e pushtetit kam vetëm një mesazh! Ndryshimi po vjen! Do t’i ktheni paratë cent më cent! Do të ndiqeni penalisht për secilin veprim korruptiv; nga buka e bujqve tek mafia energjetike, nga rezervat shtetërore tek kontratat njëburimore! Ndryshimi po vjen! Për ata që mashtrojnë e keqpërdorojnë nuk ka shpëtim”, tha Abdixhiku.