Rikthehet Championsi, spikat superperballja Bayern – PSG
Sonte (e martë) në “Allianz Arena” do të zhvillohet një ndeshje interesante në Ligën e Kampionëve, mes Bayern Munchen dhe Paris Saint-Germain. Të dy këto klube gjigante janë në presion për të marrë rezultat pozitiv, pasi nuk janë në pozicion aspak aq të mirë.
Bayerni është në vendin e 17-të në tabelë, duke marrë gjashtë pikë nga katër ndeshjet e tyre evropiane këtë sezon, ndërsa PSG-ja është në pozitën e 25-të, me skuadrën e Luis Enriques që ka mbledhur vetëm katër pikë nga katër ndeshjet e tyre fillestare. Trajneri Vincent Kompany ka thënë se bayerni po shijon momentin në Bundesliga, ndërkohë që është gati edhe për Ligën e Kampionëve.
“Kur fiton 3-0 është normale që duhet të vlerësohen edhe pse e dimë që nuk është e lehtë. Në këtë ndeshje patëm 33 goditje në portë, por qëndruam të durueshëm deri sa gjetëm golat. E di se sa ishte fitorja, është e rëndësishme dhe e vlerësoj shumë, duke menduar edhe për sfidën e radhës në Ligën e Kampionëve ndaj PSG-së”, ka thënë Kompany.
Ndërsa një tjetër ndeshje interesante pritet të zhvillohet në Milano ku do të përballen Interi dhe Leipzigu. Interi është në vendin e pestë me 10 pikë, kurse klubi gjerman zë vendin e 32-të pa asnjë pikë të grumbulluar.
Të martën takohen:
18:45 Slovan Bratislava – AC Milan
18:45 Sparta Prague – Atletico Madrid
21:00 Barcelona – Brest
21:00 Bayer Leverkusen – RB Salzburg
21:00 Bayern Munich – Paris Saint-Germain
21:00 Inter – RB Leipzig
21:00 Manchester City – Feyenoord
21:00 Sporting CP – Arsenal
21:00 Young Boys – Atalanta