Nis protesta tek Ministria e Arsimit në Tiranë për vrasjen e 14-vjeçarit
Në Tiranë sikurse ishte lajmëruar, prindër, të rinj dhe shumë qytetar të grup moshave të ndryshëm janë mbledhur këtë të hënë në protestën e dytë për 14-vjeçarin, Martin C, I vrarë më thikë pranë shkollës “Fan Noli”.
RTSH raporton se shumë qytetarë ndodhen jashtë ambienteve të Ministrisë së Arsimit.
14-vjeçari humbi jetën një javë më parë, pasi u godit katër herë më thikë.
Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e hënë gjatë një përleshjeje fizike mes disa adoleshentëve, 200 metra larg shkollës 9-vjeçare “Fan Noli”.
Autori dhe viktima ishin konfliktuar të premten dhe e vijuan zënkën edhe ditën e hënë.
Ndaj autorit të dyshuar, Mario P. është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg”.
RTSH raporton se kërkesat kryesore e prindërve, janë siguria e fëmijëve në shkolla dhe zbardhja e plotë e ngjarjes.