Ministri Peci padit zyrtarët e LDK-së

Ministri Peci padit zyrtarët e LDK-së

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka dorëzuar kallëzim penal ndaj zyrtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, të cilët i ka akuzuar se kanë shtyrë persona të tjerë që të bëjnë kallëzim të rremë.

Peci në një shkrim në Facebook, ka përmendur kryetarin e forumit të rinisë së LDK-së, Paris Gurin, dhe kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Peci ka thënë se Guri, Abdixhiku dhe zyrtarë të tjerë të LDK-së kanë dashur të konstruktojnë fabrikime se kanë përfituar grante në bujqësi me anë të ryshfetit.

“Me prova materiale e dëshmitarë! Kallxim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe të tjerëve! Sipas ekipit të ekspertëve tanë këta dhe LDK-ja konsumuan këto vepra penale si mashtrimi, shtytja në lajmërim apo kallëzim të rremë, pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal dhe shantazh! Të lartëpërmendurit, deshën të konstruktojnë fabrikime duke tentuar t’i shtyejnë fermerët të deklarojnë se përkrahja e marrë në mënyrë meritore, nuk ishte e tillë, por e përfituar me anë të ryshfetit! Njollosja e fermerëve meritorë e qeverisjes transparente, nuk kalon!” ka shkruar Peci në ‘Facebook’.

Share This