Osmani përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

Osmani përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada. Ajo do ta përfaqësojë Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax.

Sipas njoftimit nga Presidenca, në këtë Forum, Osmani, do ta ketë një adresim në panelin e nivelit të lartë me temë: Epoka e optimizmit – tani varet nga ne.

“Në agjendën e Presidentes Osmani gjatë vizitës në Halifax do të jenë edhe një sërë takimesh bilaterale me zyrtarë të lartë kanadez dhe përfaqësues të shteteve të tjera”, thuhet në njoftim.

Osmani, po ashtu, do ta ketë një ligjëratë para studentëve dhe një takim me përfaqësues të mërgatës në Halifax.

Përndryshe, Forumi Ndërkombëtar i Sigurisë në Halifax është ngjarje vjetore, e cila mbledh vendimmarrësit në kërkim të zgjidhjeve që kanë të bëjnë me sferën e sigurisë globale.

Share This