Presidenti Ademi pas shortit: Kosova ka ekip dhe potencial për të shkuar më tej
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka folur pas shortit të tërhequr sot në Nyona për garat e ‘play-off-it’ në Ligën e Kombeve.
Dardanët do të ndeshen me Islandën në mars në garën për promovimin në Ligën B.
I pari i futbollit tonë është shprehur i bindur se Kosova, ka ekip dhe potencial për të kaluar në Ligën B.
“Shortin e konsiderojë korrekte edhe pse me Islandën kemi zhvilluar dy ndeshje, dyjat i kemi humbur, por tash është një format tjetër i ekipit tonë dhe unë urojë futbollistët tonë të jenë me kondicion të mirë dhe me shëndet të mirë, të mos këtë të lënduar, dhe sigurisht as të dënuar me kartona. Besoj se në mars do të fillojmë më fitore në ndeshjen e parë dhe sigurisht se do të shkojmë vetëm për fitore, sepse këto janë kualifikuese, ekipi që fiton do të shkojë më teje. Mendoj se Kosova ka ekip dhe potencial për të shkuar më teje”, ka thënë Ademi.
Kosova sfidën e parë kundër Irlandës e luan me 20 mars në ‘Fadil Vokrri’ derisa tri ditë më vonë luhet ndeshja kthyese në Islandë – VIDEO.