Sane premton maksimumin te Bayern Munich
Futbollisti gjerman Leroy Sane ka premtuar angazhimin e tij maksimal në skuadrën e Bayern Munich këtë sezon të garave.
Gjermani me ‘Bavarezët’ ka kontratë deri në muajin qershor, derisa ai po monitorohet nga Arsenali dhe Liverpooli.
“Për mua nuk është gjëja më e rëndësishme sa fitoj”, ka thënë ai për ‘BILD’.
“Dua të luajë në klubin ku unë mund të tregoj performancën time më të mirë, të zhvillohem dhe të fitoj tituj. E këtë e gjej në Bayern”.
Pas operacionit në ijë, Sane po rigjen dalë nga dalë formën e tij më të mirë.
“Si ndihem? 100% dhe gati për sprintin e fundvitit. Ndihem mirë në klub, si dhe në ekip. E rëndësishme për mua është që të jem pjesë kyçe e planeve të Bayernit dhe dua ta konfirmoj këtë rol”, ka pohuar ai.