Nesër Zvicër-Kosovë, Dardanët synojnë fitore
Kombëtarja e Kosovës në basketboll, nesër mbrëma në Bern, do të përballet me Zvicrën.
Zviceranët dhe Dardanët do të ballafaqohen në kuadër të parakualifikimeve evropiane për Kupën e Botës 2027, derisa tri ditë më vonë, Kosova do të luajë në Dublin kundër Irlandës.
Kombëtarja jonë ka disa ditë që është duke u përgatitur për këto dy sfida tejet të rëndësishme.
Atmosfera në taborin e skuadrës sonë është mjaft e mirë dhe se të gjithë lojtarët janë gati për duelin me zviceranët dhe irlandezët.
Të enjten do të ndeshen Zvicra me Kosovën dhe Irlanda me Azerbajxhanin, ndërsa të dielën Irlanda-Kosova dhe Azerbajxhani-Zvicra.
Ky është orari i ndeshjeve: