Kosova vazhdon përgatitjet për sfidat e ‘nxehta’ të nëntorit

Kosova vazhdon përgatitjet për sfidat e ‘nxehta’ të nëntorit

Kombëtarja e Kosovës në basketboll vazhdon përgatitjet për ndeshjet e nëntorit, të vlefshme për parakualifikimet evropiane për Kupën e Botës 2027.

Dardanët kanë nisur të ushtrojnë nga e marta e javës së kaluar nën udhëheqjen e përzgjedhësit të ri, Jean-Denys Choulet.

Sipas Federatës së Basketbollit, stërvitjet po shkojnë mjaft mirë dhe të gjithë basketbollistët po e japin maksimumin, derisa atmosfera në kampin dardan është mjaft e mirë. Ekipi ka ushtruar në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë.

Dardanët në muajin nëntor do t’i zhvillojnë dy ndeshje si mysafirë. Më 21 nëntor do të ndeshen me Zvicrën dhe më 24 ndaj Irlandës. Kosova e ka një fitore dhe një humbje deri tash. Sfidat e fundit do të jenë në shkurt të vitit të ardhshëm, kur do të presim Zvicrën dhe Azerbajxhanin.

FBK-ja iu ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që t’i mbështesin “Dardanët” në këto dy sfida të rëndësishme.

Share This