Shqiptarët e Zvicrës i thonë po Bedri Hamzës për kryeministër dhe Ragip Xhakës për deputet të Kuvendit të Kosovës

Shqiptarët e Zvicrës i thonë po Bedri Hamzës për kryeministër dhe Ragip Xhakës për deputet të Kuvendit të Kosovës

Degës e PDK-së për Zvicër, e udhëhequr nga kryetari, Ragip Xhaka, njëherësh kandidat për deputet i propozuar nga mërgata në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen me 9 shkurt 2025, ka organizuar pritje madhështore për kandidatin e Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamzën.

Mbi 2 000 mijë simpatizant kishin mbushur sallën në Muttenz të Baselit, për t’i dhënë mbështetje Bedri Hamzës për kryeministër e Ragip Xhakës për deputet.

Kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, shpalosi programin e tij qeverisës dhe premtoi forcimin e lidhjeve me diasporën, përmes kandidatit të tyre për deputet, Ragip Xhakës.

““Pa diasporën, Kosova nuk do të ishte këtu ku është. Me diasporën dhe me mua kryeministër, Kosova mundet ma mirë. Jemi bashkatdhetarë dhe fuqia jonë është bashkimi.”, tha ndër tjera në mesazhin e tij Hamza.

Ai ishte i mahnitur me entuziazmin që pa në Basel nga mërgata e cila dita ditës po e përqafon programin qeverisës të PDK-së.

Hamza ishte i shoqëruar nga deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh udhëheqës i Departamentit për Diasporën, Elmi Reçica, poashtu të pranishëm ishim edhe Vlora Çitaku dhe deputetët, Enver Hoxhaj, Blerta Deliu, Rashit Çalaj, pastaj Nait Hasani, Isak Neziri, Patriot Krasniqi, Shani Dervishaj, Kujtim Gashi, Bardhyl Mahmuti, Agush Buja, Mehmet Bislimi e shumë veprimtar tjerë. . Në këtë tubim, i pranoshëm ishte edhe ish-futbollisti i kombëtares shaiptare, Taulant Xhaka, djali i kandidatit për deputet, Ragip Xhaka.

Të pranishëm tjerë në tubim ishin edhe sekretarja e PDK-së, Vlora Çitaku, kandidatët për deputet nga mërgata, pastaj deputetë të Kuvendit të Kosovës, e shumë musafir tjerë. Salla ishte e vogël që t’i zë të gjithë ata mbështetës e simpatizant të cilët kishin ardhë në Muttenz të Baselit, për të pritur kandidatin për kryeministër Bedri Hamzën dhe për ta dëgjuar vizionin e tij për një Kosovë më të fortë. Tashmë PDK-ja është bërë adresë e ndryshimit për të gjithë mërgatën, falë angazhimit të pashoq të anëtarëve dhe simpatizantëve të kësaj parti. Një mobilizim i tillë në diasporë nuk është parë me vite të tëra. Bashkatdhetarët tashmë janë përcaktuar se duhet mbështetur kandidatët nga mërgata për deputet, siç është kryetari i degës së PDK-së, për Zvicër, Ragip Xhaka, një ish i burgosur politik, dhe veprimtar i dalluar i çështjes kombëtare. Me Ragip Xhakën, deputet në Kuvendin e Kosovës, mërgata e ka më lehtë të përcjellë zërin e tyre bashkë me kërkesat e tyre imediate në Parlamentin e Kosovë. Diaspora duhet të ketë zërin e tyre në Kuvend, dhe ju duhet t’i votoni kandidatët që do t’ju përfaqësojnë juve, siç është Ragip Xhaka u shprehën njëzëri kandidati për kryeministër Bedri Hamza, dhe deputeti Elmi Reçica në paraqitjet e tyre para të pranishmëve.

Ky mobilizim i cili po shihet anë e kënd shteteve evropiane ku edhe jetojnë e veprojnë bashkatdhetarët tanë, e kanë të qartë se Kosova ka nevojë që më 9 shkurt 2025, të hap një epokë të re drejt një të ardhmeje më të mirë nën qeverisjen e kryeministrit Bedri Hamza, bashkë me deputetin nga mërgata Ragip Xhaka.

Share This