Shqipëri-Ukrainë, UEFA cakton arbitrin që do të vendosë drejtësi në “Air Albania”

Shqipëri-Ukrainë, UEFA cakton arbitrin që do të vendosë drejtësi në “Air Albania”

Shqipëria nuk arriti të marrë më shumë se një pikë përballë Çekisë mbrëmjen e djeshme, pasi sfida në “Air Albania” përfundoi në barazim pa gola 0-0. Gjithsesi kombëtarja kuqezi ka akoma shanse për të marrë vendin e parë në grup dhe gjithçka do të vendoset të martën në mbrëmje, kur të luhen ndeshjet e fundit të grupit 1 në Ligën B të Nations League.

Shqipëria duhet të mposhtë Ukrainën në “Air Albania” dhe të shpresojë që sfida mes Çekisë dhe Gjeorgjisë të mbyllet në barazim, që të zërë vendin e parë në grup.

UEFA ka përcaktuar gjyqtarët që do të vendosin drejtësi në sfidën Shqipëri-Ukrainë, që do të luhet në 19 nëntor në orën 20:45 në “Air Albania”.

Arbitri kryesor do të jetë portugezi João Pedro da Silva Pinheiro, ndërsa asistentët e tij Bruno Miguel Alves de Jesus dhe Luciano António Gomes Maia. Edhe gjyqtari i katërt João António Ferreira Gonçalves është nga Portugalia.

Share This