E jashtëzakonshme: Kosova U19 fiton derbin ndaj Spanjës, një fitore larg kualifikimit
Kombëtarja e Kosovës U19 ka shënuar një fitore të jashtëzakonshme ndaj Spanjës U19, për të mbetur në garë për kualifikimin në fazën e dytë të Evropianit 2025.
Skuadra e drejtuar nga Adil Maliqi regjistroi fitore me përmbysje nga 2:0 në 3:4.
Spanjollët e nisën më mirë duke kaluar në epërsi përmes Prim pas vetëm 14 minutave lojë.
Ndërsa, ishte Marcos që u asistua nga ylli i Chelseas Guiu për ta dyfishuar epërsinë (26’).
Pas kësaj, “Dardanët” e rinj u këndellen. Fillimisht Gërbovci shënoi supergol për ta ngushtuar epërsinë (28’), ndërsa vetëm gjashtë minuta më vonë Gashi e barazoi rezultatin.
Gashi ishte autor edhe te goli i përmbysjes, ku e detyroi Jimenez të shënonte autogol (41’).
Spanja u këndell sërish në pjesën e dytë, ku barazoi përmes Janneh për ta dërguar rezultatin në 3:3 (47’).
Sidoqoftë, në minutën e fundit të kohës shtesë në skenë doli Elvir Gashijan që shënoi një gol të mrekullueshëm për t’ia fituar ndeshjen Kosovës (90+3’).
Kosova U19 me këtë fitore ngjitët në pozitën e dytë ndërsa do të përballet me Ishujt Faroe për t’u kualifikuar në fazën e dytë.