Peshimi zyrtar para duelit të brezave degjeneron në dhunë, Tayson shuplakë Pol
Mbrëmjen e kaluar Majk Tajson dhe Xhek Pol kishin në program seancën e peshimit zyrtar përpara duelit të brezave. Por një provokim i vogël i bërë nga Xhek Pol ka bërë që rivali i tij të nisë duelin ende pa u ngjitur në ring.
Sipas imazheve Pol provokon Tajson duke i shkelur këmbën dhe “veterani” nuk e ka toleruar duke e goditur me shuplakë. Kaq ka mjaftuar për të ndezur takimin, i cili do të mbahet në “AT&T Stadium” në Arlington të Teksasit sot në mbrëmje.
Këtë version pranoi edhe shoku i ngushtë i Majkut “Të hekurt”, Tom Pati. Ky i fundit tha për USA Today se: “Bisedova me Majk sapo mbaroi ceremonia dhe më tha se Pol i kishte shkelur këmbën!”.