Kryeqyteti ua ndalon shkollave përdorimin e doracakëve për “Edukimin Seksual”
Doracakët problematikë që shkaktuan debat të gjerë në opinion, duket se nuk do ta shohin dritën e diellit më.
Derisa dje ishte Komuna e Lipjanit ajo që mori vendim që Doracakët e mësimdhënësve “Edukimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues” për klasat 1-5, 6-9 dhe 10-12 të ndalohen së përdoruri në shkollat e kësaj komune, sot edhe Kryeqyteti mori të njëjtin vendim.
Jehona Lushaku Sadriu, drejtoreshë e Arsimit, u ka bërë thirrje të gjitha komunave që të marrin hapa të njëjtë dhe të ndalojnë përdorimin e këtyre materialeve në shkollat e tyre.