Kurti e Soderberg biseduan për progresin demokratik

Kurti e Soderberg biseduan për progresin demokratik

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim gjatë ditës së sotme drejtoren e Institutit Demokratik Kombëtar në Kosovë, Nancy Soderberg.

Në një njoftim për medie bëhet e ditur se  në fokus të bisedimit  në mes të kryeministrit Kurti dhe Nancy Soderberg ishin progresi demokratik në sfera të ndryshme të shoqërisë, si dhe angazhimi për gjithëpërfshirje gjatë ndërtimit të politikave.

“Kryeministri Kurti vlerësoi kontributin dhe angazhimin e vazhdueshëm të Soderberg dhe të NDI-së, në shumë fusha me prioritet duke përfshirë demokratizimin, transparencën dhe llogaridhënien institucionale”, thuhet në njoftim.

Ky ishte takimi i tretë për këtë vit në kryeministri ndërmjet kryeministrit Kurti dhe drejtores Soderberg, dhe së bashku me komunikimin e vazhdueshëm konfirmojnë bashkëpunimin e ngushtë dhe të frytshëm, dhe kontributin e përbashkët për zhvillim dhe fuqizim të demokracisë.

Share This