Kosova po përgatitet me përkushtim për sfidën ndaj Rumanisë

Kosova po përgatitet me përkushtim për sfidën ndaj Rumanisë

Kombëtarja e Kosovës në futboll, të martën ka zhvilluar stërvitjen e dytë para sfidës me Rumaninë.

Dardanët më 15 nëntor luajnë në udhëtim tek Rumania, derisa tri ditë më vonë Kosova i bën ‘konak’ Lituanisë në ndeshjen e fundit të këtij cikli garues në Ligën e Kombeve.

Dueli me rumunët do të jetë vendimtarë për Kosovën në këtë ligë joshëse evropiane.

Dardanët po përgatiten me përkushtim e entuziazëm për dy sfidat e ardhshme kundër Rumanisë dhe Lituanisë në UEFA Nations League, derisa sot janë stërvitur në Kampion Nacional në Hajvali.

Ndeshja Rumania-Kosova luhet të premten mbrëma dhe transmetohet drejtpërdrejt në RTK.

Share This