Vazhdon turpërimi i Real Madridit në Santiago Bernabeu, kësaj radhe nga Milani
Po vazhdon forma e dobët e Real Madridit në Santiago Bernabeu, pasi edhe Milani është larguar me pikët e plota nga aty.
Los Blancos u turpëruan 4-0 nga Barcelona në kuadër të La Ligas, ndërsa sonte nga Rossonerët me rezultat 3-1 në fazën e ligës në Ligën e Kampionëve.
Ishte minuta e 12-të e takimit kur Cristian Pulisic harkoi nga goditja prej këndit, derisa Malik Thiaw ishte në vendin e duhur dhe shënoi për 1-0.
Madrilenët u aktivizuan më pas me të gjitha forcat në tentim për ta barazuar rezultatin.
Dhe kjo gjë ndodhi në minutën e 23-të përmes një penalltie që ngjalli jo pak reagime nga lojtarët mysafir.
Emerson Royal bëri një ndërhyrje në zonë duke u munduar ta bllokonte Vinicius Juniorin, me këtë të fundit që u rrëzua lehtas në zonë.
Anësori brazilian e mori përgjegjësinë që të gjuante, dhe ia doli të shënonte për t’i barazuar shifrat.
Tijjani Reijnders rrezikoi në minutën e 31-të, mirëpo nuk arriti të befasonte Andriy Luninin që bëri pritje bravuroze.
Por, tetë minuta më vonë, Morata riktheu epërsinë e Milanit, kur shënoi për 2-1 me një asistim të Rafael Leaos.
Kylian Mbappe lëshoi një mundësi të artë shënimi në minutën e 43-të, pasi nuk ia doli të mposhte Mike Maignanin kur ishte ballë për ballë.
Përkundër disa intervenimeve nga Carlo Ancelotti në 45 minutave të dytë, madrilenët nuk ia dolën të këndellen.
Rafael Leao lëshoi një goditje të mirë me kokë në minutën e 52-të, por Lunin bëri një intervenim bravuroz.
Tijjani Reijnders shokoi Los Blancos kur shënoi në minutën e 73-të nga një asistim i Leaos për 3-1.
Antonio Rudiger mendoi se kishte shënuar për 3-2 në minutën e 81-të, por që VAR-i e anuloi për pozicion jashtë loje.
Kjo është humbja e dytë për Realin, ndërsa ka edhe dy fitore, derisa Milani ka po ashtu të njëjtin rekord, me të dyja nga gjashtë pikë.
Në rrethine pestë të fazës së ligës, Los Blancos përballen me Liverpoolin, gjersa Milani do të ketë punë me Slovan Bratislaven.
Të gjitha rezultatet e natës së sotëm: