Tifozët e Bayernit bojkotojnë ndeshjen me Shakhtarin, ja arsyeja

Tifozët e Bayernit bojkotojnë ndeshjen me Shakhtarin, ja arsyeja

Tifozët e Bayernit nuk kanë pranuar që të marrin 36.000 mijë biletat që u takojnë për ndeshjen mes Shakhtarit dhe skuadrës së tyre të zemrës.

Dueli, i cili do të luhet në ‘Veltins Arena’ të Gelsenkirshenit për shkak të luftës në Ukrainë, është bojkotuar nga tifozët bavarezë. Shkaku ka qenë çmimi i shtrenjtë i biletave.

Një biletë për këtë takim në sektorin e skuadrës udhëtuese kushtonte plotë 105 euro. Kjo shifër ishte shumë herë më lartë krahasuar me çmimet e biletave të ekipeve të tjera udhëtuese, të cilat kanë luajtur këtë sezon me Shakhtarin.

Çmimi i biletave më të lira për ndeshjen me Atalantën për tifozët italianë ishte 23 euro ndërsa për tifozët e Yang Boys bileta më e lirë kushtonte 26 euro. Për ndeshjen me Bayernin, çmimet e biletave më të lira janë 52 euro.

Share This