Kampioni mposht liderin

Kampioni mposht liderin

Trepça ka fituar në derbin e javës së tetë të Superligës së Kosovës në basketboll, duke ia shkaktuar humbjen e parë Bashkimit me rezultat 82:52 (24:7, 22:16, 19:13, 17:16).

‘Xehetarët’ e nisën ndeshjen për mrekulli, me një seri të jashtëzakonshme prej 19:4, derisa çerekun e parë e fituan me shifrat 24:7. Lojë më e barabartë u zhvillua në periudhën e dytë, sidoqoftë vendasit për një nuancë ishin më të mirë, 22:16, për të shkuar në pushim me epërsi të dyfishtë, 46:23.

Në pjesën e dytë u zhvillua lojë më e barabartë, megjithatë, mitrovicasit kontrolluan ndeshjen dhe nuk e rrezikuan fitoren për asnjë moment, duke triumfuar në fund me 30 pikë dallim, 82:52.

Te vendasit u dalluan Larry Thomas me 15 pikë e shtatë kërcime dhe Malik Johnson me 15 pikë e nëntë asistime, kurse te mysafirët Jayveous Mckinnis kishte nëntë pikë e tetë kërcime.

Trepça ka gjashtë fitore e dy humbje, ndërsa Bashkimi shtatë fitore e një humbje.

Share This