Osmani viziton universitetet amerikane në Doha: Dëshmi e ekselencës
Presidentja Vjosa Osmani gjatë qëndrimit të saj në Doha të Katarit ka vizituar kampuset e universiteteve amerikane si Carnegie Mellon, Georgetown dhe Northwestern.
“Kjo është një dëshmi e ekselencës në arsim, e cila përfshin praktikat më të mira në ligjërim, hulumtim dhe zhvillim të aftësive”, ka shkruar e para e shtetit.
Ajo ka thënë se ka realizuar diskutime në mënyrë që kjo ekspertizë të ofrohet edhe në arsimin vendor.
“Sot diskutuam për partneritete që synojnë ta sjellin këtë ekspertizë dhe këto mundësi sa më afër studentëve dhe stafit tonë akademik, në mënyrë që të përformojnë dhe navigojnë me sukses në një botë gjithnjë në zhvillim”, vazhdon njoftimi, raporton rtk.