Drita mposht Prishtinën, Ferizaj dhe Malisheva ndajnë pikët

Drita mposht Prishtinën, Ferizaj dhe Malisheva ndajnë pikët

Kanë përfunduar dy ndeshjet e fundit të javës së 11-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Drita e ka mposhtur Prishtinën, me rezultat 3-0, të enjten në Gjilan.

Skuadra gjilanase është treguar ekip më i mirë se prishtinasit duke arkëtuar tri pikë tejet të rëndësishme në garën për kreun e tabelës.

Besnik Krasniqi (22’) nga penalltia dhe Albert Dabiqaj (24’, 88’), shënuan për fitoren e Dritës, e cila tani ka 18 pikë në vendin e tretë, kurse, Prishtina mbetet e katërta me 16 sosh.

Ndërkaq, dueli mes Ferizajt dhe Malishevës është mbyllur baras 1-1.

Ky duel dhuroi një ndeshje interesante, sidomos në finish të kësaj ndeshje ku edhe u shënuan dy gola.

Fillimisht Drilon Hazrollaj (90+1), kalojë Malishevën në epërsi prej 0-1, derisa Albion Kurtaj (90+12’) nga pika e bardhë ia siguroi një pikë Ferizajt.

Ferizaj tani ka 14 pikë në vendin e shtatë, kurse, Malisheva shkon në kuotën e 19 pikëve në krye të tabelës, aq sa ka dhe Ballkani.

Share This