Botërori 2030 dhe Spanja, Iniesta: Frymëzojmë të rinjtë

Botërori 2030 dhe Spanja, Iniesta: Frymëzojmë të rinjtë

“Kjo kandidaturë mund të lërë një trashëgimi më të rëndësishme se ajo e vitit 1982. Ne duam të thyejmë barrierat dhe të frymëzojmë të rinjtë”.

Pas përfundimit të një karriere sensacionale të karakterizuar nga 35 trofe të fituar me Barcelonën, përfshirë nëntë tituj të La Ligës dhe katër tituj të Champions League, Andres Iniesta mbetet një simbol i futbollit spanjoll.

Me kombëtaren e tij ai fitoi dy kampionate evropiane midis viteve 2008 dhe 2012 dhe mbi të gjitha Kupën e Botës 2010, duke shënuar golin e fitores në finale kundër Holandës. Teksa pret të nisë një aventurë të re të mundshme si trajner, ish-mesfushori i Spanjës dhe Barcelonës flet si ambasador për kandidaturën e Marokut, Spanjës dhe Portugalisë për të pritur Kupën e Botës 2030.

“Në vitin 2010 kam vuajtur nga shumë lëndimi”, kujton Iniesta.

“Të shënoja atë gol në finale ishte një gjë e veçantë, por Spanja e fitoi Kupën e Botës falë punës së jashtëzakonshme ekipore, lojtarëve të talentuar dhe mbështetjes së të gjithë vendit tonë”.

“Rivaliteti mes lojtarëve të Barcelonës dhe Realit kur luan për kombëtaren nuk llogaritet, thjesht mendon për njerëzit që përfaqëson, familjen, miqtë, njerëzit që na kanë mësuar diçka. Kjo është arsyeja pse futbolli ndërkombëtar është kaq i veçantë dhe Kupa e Botës, një turne si askush tjetër”, ka pohuar Iniesta.

Share This