Gjermano-iraniani Jamshid Sharmahd ekzekutohet pas akuzave për terrorizëm

Gjermano-iraniani Jamshid Sharmahd ekzekutohet pas akuzave për terrorizëm

Shtetasi gjermano-iranian Jamshid Sharmahd është ekzekutuar sot pas akuzave për terrorizëm, sipas faqes zyrtare të gjyqësorit iranian Misan.

Ai u ekzekutua sot në mëngjes. Në Iran, dënimet me vdekje zakonisht kryhen me varje.

Gjykata e Lartë la në fuqi dënimin kundër Sharmahd në prill 2023, pavarësisht kërkesave të aktivistëve të të drejtave të njeriut për ta ndaluar atë – dhe thirrjeve për ta shfuqizuar dënimin.

Berlini ka kritikuar ashpër dënimin dhe ka bërë thirrje për lirimin e Sharmahd – dhe ekzekutimi i tij ka të ngjarë të çojë në tensione të reja në marrëdhëniet midis Iranit dhe Gjermanisë. /atsh/

Share This