Bajrami i reagon Muratit për Bankën Zhvillimore
Deputetja nga radhët e Lidhejs Demeokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj deklaratës së misnitrit të Financave, Punës e Transfereve, Hekuran Murati, lidhur me `Bankën për Zhvillim`.
Në një postim ne ‘Facebook’, deputetja Hykmete Bajrami ka shkruar se deri më 9 shkurt do të ndodhin shumë gjëra, teksa porositi që të “mbahen fort”.
Reagimi i saj ndërlidhet me deklaratën e ministrit Murati për mbështetjen e Bankës Botërore në krijimin e Bankës për Zhvillim.
“Pas ‘Fondit Sovran’ bëhet edhe ‘Banka Zhvillimore’. Mbahuni fort se prej sot deri me 9 shkurt shumë gjana kanë me ndodhë në facebook”, ka shkruar Bajrami.