Erling Haaland ëndërron Real Madridin
Sulmuesi i Manchester Cityt Erling Haaland është i interesuar që në verën e vitit 2025 t’i bashkohet Real Madridit, raporton “Mundo Deportivo”.
Norvegjezi pa asnjë diskutim është ylli i skuadrës angleze, mirëpo po e ëndërron kalimin te skuadra galaktike.
Sipas raportimit, dy klubet janë të hapura për të negociouar një transferim të tillë, meqenëse Haalandit mund edhe t’i aktivizohet klauzola e lirimit në vlerën e 150 milionë eurove.
Raporti shton se City ka gjetur edhe pasuesin adekuat, ngase tashmë po punojnë për të afruar yllin suedez Viktor Gyokeres nga Sporting CP, që po mahnitë të gjithë që disa sezone.
City aktualisht është i fokusuar për ta fituar “luftën” me Premierligën. Në rast që shpallën fajtor mbi 115 akuzat që rëndojnë mbi ta, ekziston shansi edhe të bien nga liga, gjë që do t’i konvenonte Realit për afrimin e norvegjezit.
Përndryshe, në garë për Haaland është edhe rivali i Realit Barcelona, megjithatë kjo e fundit aktualisht nuk ka financat për ta mbyllur një marrëveshje të tillë.
Haaland është duke vazhduar të shkëlqejë te Man City, ku dje ndaj Sparta Pragës realizoi një het-trik. Tani, ai pritet të vazhdojë me gola në vikend ndaj Southamptonit.