‘Më tërhoqët zvarrë’, përplasja e Ilir Metës me prokurorët në gjyq: O Dum, Duman, mbajeni mend se çfarë do ju bëj

‘Më tërhoqët zvarrë’, përplasja e Ilir Metës me prokurorët në gjyq: O Dum, Duman, mbajeni mend se çfarë do ju bëj

Me tensione ka nisur seanca për konfirmimin e masës së sigurisë ndaj ish-presidentit të Shqipërisë Ilir Meta.

Ai u përball me prokurorët që firmosën arrestimin e tij, Altin Dumani, njëherësh kreu i SPAK, me Arben Krajën dhe Sotir Kllapin.

Kur kreu i SPAK-ut e ka vlerësuar si të ligjshëm dhe të rregullt arrestimin e Metës, ky i fundit i është drejtuar personalisht Dumanit dhe prokurorit Kraja.

“O Dum, Duman mbaje vath në vesh”, ka thënë Meta ndërsa më tej i është drejtuar edhe Arben Krajsës ka thënë: “E ke nisur me mashtrime, unë jam tërhequr zvarrë nga strukturat e policisë. Mbajeni mend se çfarë do ju bëj”, mësohet të ketë thënë Meta sipas dëshmitarëve.

Share This