Blinken i kërkon Netanyahut të përfitojë nga vrasja e liderit të Hamasit për lirimin e pengjeve
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken i ka kërkuar Izraelit të shfrytëzojë mundësitë e ofruara nga vrasja e liderit të Hamasit, Yehya al-Sinwar.
“Në një takim me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu në Jerusalem, diplomati i lartë amerikan theksoi nevojën për të përfituar nga veprimi i suksesshëm i Izraelit për të sjellë Yehya al-Sinwar para drejtësisë – duke siguruar lirimin e të gjithë pengjeve dhe duke i dhënë fund konfliktit në Gazë – në një mënyrë që siguron siguri të qëndrueshme për izraelitët dhe palestinezët”, tha dje në mbrëmje zëdhënësi i Blinken.
“Ai diskutoi rëndësinë e hartimit të një rruge të re përpara në periudhën e pas konfliktit që u lejon palestinezëve të rindërtojnë jetën e tyre dhe të sigurojnë qeverisje, siguri dhe rindërtim për Gazën”, shtoi zëdhënësi.
Zyra e Netanyahut e përshkroi takimin si miqësor dhe produktiv.
“Kryeministri theksoi se eliminimi i liderit të Hamasit, Yehya al-Sinwar ka të ngjarë të ketë një ndikim pozitiv në kthimin e pengjeve, arritjen e të gjitha objektivave të luftës dhe të nesërmen e luftës”, shtoi ai.
U diskutua edhe për situatën në Liban dhe kërcënimin e Iranit për Izraelin.
Sipas zëdhënësit të tij, Blinken i bëri thirrje Izraelit të lejojë më shumë ndihmë humanitare për popullatën civile të vuajtur në Rripin e Gazës.
Zyra e Netanyahut nuk e trajtoi këtë në njoftimin e takimit të dy liderëve.
Autoriteti ushtarak izraelit përgjegjës për çështjet palestineze, COGAT, tha se në tetë ditët e fundit, kanë hyrë vetëm 237 kamionë që transportonin ndihma në Rripin verior të Gazës. Organizatat e ndihmës thonë se kjo ende nuk është e mjaftueshme, raporton atsh.