Osmani takon ambasadorin e SHBA-së në OKB, flasin për paqen dhe sigurinë

Osmani takon ambasadorin e SHBA-së në OKB, flasin për paqen dhe sigurinë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me përfaqësuesin alternativ të Shteteve të Bashkuara për Çështjet e Posaçme Politike në Kombet e Bashkuara, Robert Wood.

Presidentja Osmani përmes një postimi në Facebook, ka theksuar se kanë pasur një diskutim përmbajtjesor e produktiv.

“Në takim me Ambasadorin Robert Wood kishim sot një diskutim përmbajtësor dhe produktiv për sukseset e Kosovës si dhe për rëndësinë e bashkërendimit të vazhdueshëm në dobi të paqes dhe sigurisë në rajon”, ka thënë Osmani.

Share This