Dy të vdekur në aksidentin në autostradën “Ibrahim Rugova”
Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ndodhi mbrëmjen e së hënës në autostradën “Ibrahim Rugova.”
Lajmin e ka konfirmuar ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të Prizrenit, Petrit Kryeziu.
“Dy persona kanë vdekur në vendin e ngjarjes,” deklaroi Kryeziu.
Sipas Kryeziut, në aksident janë lënduar edhe dy persona, por të cilët janë jasht rrezikut për jetë.