‘Salah ka një arsye të madhe që të rinovojë kontratën me Liverpool-in’

‘Salah ka një arsye të madhe që të rinovojë kontratën me Liverpool-in’

Ylli i Liverpool-it, Mohamed Salah mund të ketë një arsye të fuqishme që të nënshkruajë kontratën e re me klubin nga ‘Anfield’.

Salah shënoi një gol në fitoren ndaj Chesleas (2-1), të dielën mbrëma.

Sulmuesi egjiptian tani është i nënti në listën e shënuesve të të gjitha kohërave në Premier League, gjë që sipas Jamie Carragher është arsye për të rinovuar kontratën e re me ‘The Reds’.

“Unë mendoj se statistikat si kjo janë një arsye e madhe që Mo Salah të nënshkruajë kontratën e re me Liverpool”, ka thënë Carragher për ‘Sky Sports’.

“Sigurisht së ata do të flasin për paratë dhe kohëzgjatjen e kontratës, por unë mendoj se këto janë gjërat që me të vërtetë të motivojnë për të nënshkruar kontratën e re”, ka theksuar Carragher.

Share This