John Stones bën heroin, City fiton ndaj Wolvesit

John Stones bën heroin, City fiton ndaj Wolvesit

Manchester City në minutat e fundit të kohës shtesë e ka fituar përballjen ndaj Wolvesit, në kuadër të xhiros së tetë në Premier League.

Skuadra e Pep Guardiolas ishte më dominuese në këtë ndeshje, por që fitores iu gëzua krejt në fund, me rezultat të ngushtë 1:2.

Wolves befasoi fillimisht duke kaluar në epërsi pas vetëm shtatë minutave lojë nga Larsen, i cili mori një asist të bukur nga Semedo (7’).

City pastaj u kthye në lojë përmes Josko Gvardiol, me kroatin që realizoi një eurogol nga distanca (33’).

Mysafirët provuan deri në fund që ta gjenin golin, i cili do të vlente tre pikë mirëpo mbrojtja vendase deri në minutën e fundit ishte e pathyeshme.

Kur askush s’e priti në skenë doli John Stones, i cili realizoi me kokë pas një harkimi nga këndi për t’ia sjellë Cityt fitoren (90+5′).

City tani është lider me 20 pikë, ndërsa Wolves renditet në vendin e parafundit me vetëm një sosh.

Share This