Ballkani fiton derbin e Suharekës, Dukagjini mund Llapin, kjo është tabela
Kanë përfunduar dy ndeshjet e fundit të javës së nëntë.
Ballkani ka triumfuar në derbin lokal duke mundur Suharekën, me rezultat 1-0, të dielën pasdite.
Dueli mes këtyre dy skuadrave nga Suhareka, ka dhënë lojë të mirë, derisa golin e fitores për Ballkanin e shënoi Blerat Tolaj në minutën e 3-të.
Pas kësaj fitore, Ballkani ka 17 pikë në krye të tabelës aq sa ka Malisheva, derisa Suhareka zë vendin e gjashtë me 13-sosh.
Fitore tejet të rëndësishme ka shënuar edhe Dukagjini i Klinës që para tifozëve të tyre mundi Llapin, me rezultat 1-0.
Hekuran Berisha në minutën e 58-të realizoi golin e fitores për skuadrën e Ismet Munishit dhe të vetmin në këtë ndeshje.
Pas kësaj fitore, Dukagjini ka nëntë pikë aq sa Gjilani në pozitën e tetë, kurse, Llapi renditet e pesta me 14-sosh.