Bournemouth ndal Arsenalin
Bournemouth ka bërë befasinë e ditës së sotëm duke mundur Arsenalin, me rezultat 2-0, ndeshje kjo e zhvilluar në kuadër të javës së tetë në Premier League.
Dueli mes Bournemouth dhe ‘Topçinjve’ ka prodhuar një sfidë interesante, me raste të shumta nga të dy skuadrat dhe dy gola të shënuara.
Pjesëloja e parë u mbyll pa gol, derisa në fraksionin e dytë, skuadra nikoqire ia doli që dy herë ta dërgojë topin në rrjetën e skuadrës së Arsenalit.
Fillimisht Christie (70’) kalojë Bournemouth në epërsi prej 1-0, derisa Kulivert (79’) nga penalltia i dha goditjen e nokautit skuadrës së Mikel Aretetës e cila nga minuta e 30-të luajti më një lojtar më pak pas përjashtimit të Saliba me karton të kuq.
Pas kësaj humbje, Arsenali zë vendin e tretë me 17 pikë, kurse, Bournemouth renditet e dhjeta me sosh.