Hendboll/ Kosova, e 26-ta në Evropë

Hendboll/ Kosova, e 26-ta në Evropë

Federata Evropiane e Hendbollit (EHF), ka publikuar renditjen e fundit të ekipeve kombëtare në konkurrencë të hendbollisteve.

Pas sukseseve në katër vitet e fundit (2021 – 2024), Kombëtarja e Kosovës renditet në pozitën e 26-të.

Kombëtarja jonë i ka 17,25 pikë dhe lë prapa plot 24 vende. Në mesin e tyre janë Ishujt Faroe, Finlanda, Izraeli, Luksemburgu, Bosnjë- Hercegovina, Letonia, Lituania…

Javën tjetër Kombëtarja jonë i luan kualifikimet e ardhshme. Synohet suksesi, që do të mundësonte ngritjen e mëtejme në renditjen evropiane.

Share This