Hamasi konfirmon vrasjen e liderit, Yahya Sinwar
Është konfirmuar vrasja e liderit të Hamasit, ndërsa kryeministri izraelit ka thënë se me vrasjen e Yahya Sinwarit, lufta në Rripin e Gazës nuk ka përfunduar.
Khalil al-Hayya, zyrtar i lartë i Hamasit, e ka konfirmuar vrasjen e Yahya Sinwar-it, liderit të këtij grupi. Ai është vrarë gjatë luftimeve, ndërsa vrasja e tij vetëm se e bën grupin edhe më të fuqishëm, ka thënë al- Hayya.
Izraeli ka thënë se ai është vrarë pasi trupat izraelite sulmuan një ndërtesë në Rafah.
Sinwar ishte në krye të listës së më të kërkuarve të Izraelit, i cili thuhet se ishte një nga figurat kryesore të sulmeve të 7 tetorit të vitit të kaluar në Izrael.
Por, kryeministri izraelit Benjamn Netanjahu, ka thënë se vrasja e liderit te Hamasit nuk do të thotë se në Gazë ka përfunduar lufta.
Ministria e Shëndetësisë në Rripin e Gazës që drejtohet nga Hamasi, ka thënë se numri i viktimave tashmë ka mbërritur në 42 mijë e 500 ndërsa i të lënduarve në pothuajse 100 mijë.
Ndërkohë, një zyrtarë i lartë i OKB-së ka thënë se historia do të shtrojë pyetje për atë se çfarë po bënte komuniteti ndërkombëtar kur në Gazë po ndodhnin mizori.