Gati për të nisur Java Kulturore Amerikane: Muzikë, modë e inovacion

Gati për të nisur Java Kulturore Amerikane: Muzikë, modë e inovacion

Javët Kulturore Ndërkombëtare publikuan kalendarin e aktiviteteve të Javës Kulturore Amerikane e cila nis nesër, 19 tetor e vazhdon deri në datën 23 tetor.

Do të ketë një program të pasur me ekspozita, koncerte live dhe trajnime interesante me stilisten nga Nju-Jorku, Noor Bchara.

Një event muzikor, organizuar nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) do të nisë Javën Kulturore Amerikane dhe festimin e 15-vjetorit të AADF. Do të jetë Elton Deda & Band që do të krijojnë një atmosferë festive duke promovuar miqësinë dhe bashkëpunimin mes dy vendeve. Koncerti do të zhvillohet pasditen e së shtunës tek Pazari i Ri.

Space Night është një aktivitet që ka si objektiv ofrimin e një përvojë edukative dhe tërheqëse të përqendruar rreth eksplorimit të hapësirës dhe astronomisë. Ai ofron një sërë aktivitetesh interaktive dhe ekspozitash të përshtatshme për pjesëmarrësit e të gjitha moshave, kryesisht të synuara për fëmijët nga mosha 12-18 vjeç, tek American Corner Tirana, në Bibliotekën Kombëtare.

Në kuadër të mbështetjes që Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka dhënë për Akademinë për Gratë Sipërmarrëse (AWE), vjen stilistja Noor Bchara, e cila do të zhvillojë një seminar me AWE, e ndjekur nga një festë e hapur e pesëvjetorit të programit AWE në Shqipëri.

Ky aktivitetet do të zhvillohet në Destil Creative Hub, Tiranë. Eventi i riciklimit, udhëhequr nga stilistja dhe konsulentja e qëndrueshmërisë Noor Bchara, promovon modën e qëndrueshme duke u treguar të rinjve mënyra të ndryshme për t’i transformuar rrobat e vjetra – si bluza, xhaketa ose sende të tjera veshjesh – në diçka që do t’u pëlqente t’i vishnin përsëri. Pjesëmarrësit do të eksplorojnë veshje të realizuara nga stilistja e njohur amerikane Noor Bchara, së bashku me pjesë të dizenjuara në bashkëpunim me studentë nga UA. Panairi do të ekspozojë videolojërat dhe teknologjinë e drejtuar nga të rinjtë, si dhe produkte artizanale të punuara me dorë nga gratë dhe një performancë muzikore live. /atsh/

Share This