Mrekulli në NBA, Lonzo Ball rikthehet nga lëndimi pas 1006 ditësh
Asnjë sportist elitar nuk kishte mundur më parë që të rikuperonte nga një dëmtim në gju si i Lonzo Ball.
Basketbollisti i Bulls u lëndua 1006 ditë më parë në gjurin e majtë dhe tani është rikthyer edhe një herë në parket duke luajtur normalisht.
Ball iu nënshtrua tri operacioneve ku ndërhyri duke bërë transplant menisku dhe kërci.
Natën e kaluar ai luajti një ndeshje miqësore me Bulls-at pas plot 2 vitesh, 9 muajsh dhe dy ditësh kur kishte luajtur të fundit.
“Nga ky lëndim asnjë sportist elitar nuk ka mundur që të rikuperojë, unë dua që të jem i pari”, tha vetë Ball.
Rikthimin në parket të lojtarit e festoi edhe trajneri i Bulls-ave.
“Lonzo ishte gjenial. Sot lëvizi mjaft mirë, ai në fushë bën lëvizje, të cilat nuk i stresojnë gjurin”, tha Billi Donovan.