Krasniqi e quan qeverinë Kurti si më të paaftën në histori të Kosovës
Memli Krasniqi, kryetar i PDK-së, ka dhënë një intervistë për “Paparacin”.
Në promon e emisionit, që drejtohet nga gazetari Vehbi Kajtazi, Krasniqi është dëgjuar teksa e thotë një epitet për Qeverinë e Kosovës, të udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti.
Sipas Krasniqit, Qeveria Kurti është më e paafta në historinë e Kosovës.
“Ne po flasim për qeverisjen më të paaftë në historinë e Kosovës”, dëgjohet teksa thotë Krasniqi.