Sonte Trepça përballet me MHP Riesen Ludwigsburg në ‘Minatori’
Kampionia e Kosovës në basketboll, Trepça sonte në ‘Minatori’ do të sfidojë MHP Riesen Ludwigsburg, ndeshje kjo që do të luhet në kuadër të FIBA Europe Cup.
Trepça do t’i luajë tri ndeshje radhazi në shtëpi në grupet e FIBA Europe Cup.
‘Xehetarët’ pas ndeshjes me MHP Riesen Ludwigsburg, do t’i luajnë edhe dy ndeshje në shtëpi, ku do të përballen me Caledonia Gladiators 23 tetor dhe JDA Bourgogne Dijon më 30 tetor.
Takimi i parë i mitrovicasve në Grupin H ishte ndaj JDA Bourgogne Dijon të Francës, ku pësuan 118:73, derisa MHP Riesen Ludwigsburg në ndeshjen e parë fitoi ndaj Caledonia Gladiators me rezultat 86:62.
Më 5 nëntor mitrovicasit do të ndeshen me MHP Riesen Ludwigsburg në Gjermani, kurse, sfida e skuadrës sonë është kundër Caledonia Gladiators më 13 nëntor.
Ky është edicioni i dytë radhazi që kampionët e Kosovës do të marrin pjesë në grupet e FIBA Europe Cup.
Ndeshja e sotëm mes Trepçës dhe MHP Riesen Ludëigsburg fillon në orën 19:00.