Spektakël i garantuar me personazhet e jashtëzakonshëm të BBVK 3

Spektakël i garantuar me personazhet e jashtëzakonshëm të BBVK 3

Minutat mbrapsht kanë nisur që nga 9 tetori, kur edhe u bë publike data e fillimit të edicionit të tretë “Big Brother VIP Kosova”.

Pos dy prezantuesve të rregullt, Alaudin Hamitit dhe Jonida Vokshit, tashmë janë bërë të ditur edhe dy opinionistët karizmatikë të këtij spektakli, njofton Klankosova.tv.

Olta Gixhari e Milaim Zeka do të komentojnë gjithçka që ndodh në shtëpinë më të famshme në trojet shqiptare, duke përfshi lojën e secilit brenda saj.

Por kush janë banorët e rrugëtimit të tretë në BBVK?

Kjo sigurisht që do të kuptohet të premten nga ora 21:00, kur zyrtarisht fillon gjithçka. Por ajo që dihet deri tani është fakti se netë e ditë fantastike na presin, me personazhe nga më të ndryshmet e më të dashur të publikut.

Vetëm edhe pak…

Share This