Joshua-Dubois, zbulohet data e rimeçit

Joshua-Dubois, zbulohet data e rimeçit

Dy boksierët e peshave të rënda, Daniel Duboi-s dhe Anthony Joshua-n do t’i shohim sërish në ring.

Revanshi mes këtyre dy boksierëve britanike, do të luhet në muajin shkurt.

Shefi i boksit në Arabi Saudite, Turki Alalshikh, ka thënë se rimeçi për titullin IBF të kategorisë së rëndë pritet të mbahet më 22 shkurt.

Joshua dhe Dubois rimeçin do ta luajnë sërish në Riad të Arabisë Saudite.

Kujtojmë se në duelin e parë mes tyre, Dubois e kishte rrezuar plotë katër herë Joshuan për ta nokautuar pastaj në raundin e pestë.

Dubois ka 22 fitore e dy humbje në boksin profesionist, derisa Joshua ka bilanc prej 28 fitoreve e 4 humbjeve.

Share This