Dy raste të dhunës në familje
Një person është arrestuar në Prizren nën dyshimin se e ka sulmuar fizikisht gruan e tij. Ndërsa një grua në Pejë dyshohet se është keqtrajtuar nga bashkëshorti i saj.
Policia ka njoftuar se një person është arrestuar në Prizren nën dyshimin se e ka sulmuar fizikisht gruan e tij. Atij i është gjetur një pistoletë pa leje dhe se i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Raportohet se një femër kosovare ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe gjatë kontrollit iu është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë pa leje. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje”, theksohet në njoftim
Ndërsa një grua në Pejë dyshohet se është keqtrajtuar nga bashkëshorti i saj. I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
“Raportohet se viktima femër kosovare ishte keqtrajtuar nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt”, njofton policia, raporton rtk.