Harris gëzon shëndet të plotë, thotë mjeku i saj

Harris gëzon shëndet të plotë, thotë mjeku i saj

Nënpresidentja amerikane, Kamala Harris gëzon “shëndet të shkëlqyer”, dhe “ka qëndrueshmëri fizike dhe mendore” për të shërbyer si president, ka thënë mjeku i saj në një letër të publikuar të shtunën, duke përmbledhur historikun për shëndetin e saj, raporton Rel.

Doktor Joshua Simmons, kolonel i ushtrisë amerikane dhe mjek i nënpresidentes, ka shkruar se Harris, 59-vjeçare, gëzon shëndet të plotë, jetë aktive dhe që kontrollet e saj të fundit, të kryera në prill, tregojnë që gjithçka është në rregull.

Këshilltarët e Harrisit shpresojnë të përdorin këtë moment për të bërë dallimin me republikanin, Donald Trump, i cili ka publikuar informacion të kufizuar për shëndetin e tij, ndër vite, dhe ka rritur dilemat për gjendjen që ka, sipas një ndihmësi të fushatës së Harrisit, që ka folur në kushte anonime.

Share This