Sot Lituani-Kosovë, ‘dardanët’ synojnë fitoren
Kombëtarja e Kosovës sot përballet me Lituaninë në kuadër të Ligës së Kombeve.
Pas humbjes ndaj Rumanisë 0:3, Kosova në këtë ndeshje synon fitoren.
Lituani – Kosovë zhvillohet nga ora 15:00 në Stadiumin “Dariaus ir Girėno”, Kaunas.
Në seancën stërvitore të mbajtur dje, përzgjedhësi Franco Foda u fokusua te detajet taktike, duke përmirësuar reagimet e skuadrës gjatë situatave të goditjeve nga këndi dhe ndërprerjeve.
Trajneri Foda dhe kapiteni Amir Rrahmani iu përgjigjën pyetjeve të gazetarëve në konferencë për shtyp.
Foda theksoi se Kosova është përgatitur mirë për këtë ndeshje dhe ka insistuar që skuadra do të luajë për fitore:
“Lituania është një ekip me qarkullim të mirë të topit, por ne jemi të përgatitur. Do të jetë një ndeshje e fortë, por qëllimi ynë është fitorja. Duhet të jemi kompaktë në mbrojtje dhe në të njëjtën kohë të tentojmë të zhvillojmë lojën tonë, me fokus për t’i fituar tri pikët”, tha ai.