Opozita lëshon sallën, s’ka debat për përgjimin Kusari-Lila -Radoiçiq

Opozita lëshon sallën, s’ka debat për përgjimin Kusari-Lila -Radoiçiq

Deputetët e opozitës e kanë lëshuar seancën e Kuvendit pasi nuk u aprovua kërkesa e tyre për të debatuar rreth përgjimit në të cilën është përfshirë Mimoza Kusari-Lila dhe Milan Radoiçiq. 50 vota ishin kundër dhe 34 pro votuan që ky debat të futej në rend dite.

Kuvendi i Kosovës ka ndërprerë punimet për shkak të mungesës së kuorumit meqë sallën e lëshuan deputetët e të tria partive opozitare PDK-së, LDK-së e AAK-së në shenjë proteste që nuk u votua nga shumica parlamentare kërkesa e tyre për debat rreth audio-incizimeve të publikuara.

Kuorumi nuk arriti të bëhej për një deputet meqë në sallë ishin vetëm 60 nga pozita e grupi multietik.

Kryetari, Glauk Konjufca tha se do të shohin javën e ardhme se si do të procedohet tutje, raporton rtk.

Share This