Hamza në Vushtrri: Beteja jonë është me problemet e qytetarëve
Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, ka mbajtur një takim me mësimdhënës, ndërmarrës, studentë dhe njerëz të artit e kulturës në komunën e Vushtrrisë.
“Beteja jonë është me problemet e qytetarëve, të cilët meritojnë mirëqenie më dinjitoze, paga më të larta, ekonomi më të zhvilluar, shëndetësi më të mirë dhe arsim më cilësor. Ne do të vazhdojmë të flasim dhe punojmë vetëm për atë që ka rëndësi për qytetarët dhe vendin tonë. Kosova është shtëpia jonë e përbashkët dhe me përkushtim e punë do ta bëjmë më të mirë!”, ka thënë Hamza.