Kundërzbulimi i Britanisë: Rusia në mision për të shkaktuar kaos, kërcënime komplekse

Kundërzbulimi i Britanisë: Rusia në mision për të shkaktuar kaos, kërcënime komplekse

Agjencia ruse e inteligjencës ka qenë në një mision për të krijuar “rrëmujë të qëndrueshme në rrugët britanike dhe evropiane”, tha kreu i MI5 Ken McCallum.

MI5, zyrtarisht Shërbimi i Sigurisë, është agjencia vendore e kundërzbulimit dhe sigurisë e Mbretërisë së Bashkuar ku pjesë e saj Shërbimin e Inteligjencës Sekrete, Shtabin e Komunikimit të Qeverisë dhe Inteligjencën e Mbrojtjes.

McCallum paralajmëroi se Mbretëria e Bashkuar po përballet me kërcënimin më “kompleks dhe të ndërlidhur” që ka parë ndonjëherë, ndërsa nga 2022 e deri më sot ai tha se ka pasur 20 komplote të mbështetura nga Irani.

Drejtori i MI5 u shpreh se që prej 2017 janë parandaluar 43 komplote për “vrasje masive” në Mbretërinë e Bashkuar, duke përfshirë ato me armë zjarri dhe eksplozivë.

“20 vitet e para të karrierës sime këtu ishin të mbushura plot me kërcënime terroriste. Ne tani përballemi me ato së bashku me komplotet e vrasjeve dhe sabotimeve të mbështetura nga shteti, në sfondin e një lufte të madhe tokësore evropiane,” tha McCallum.

Në një konferencë në qendrën e operacioneve kundër terrorizmit të MI5 në Londër, McCallum tha se vitin e kaluar, numri i hetimeve të kërcënimeve shtetërore ishte rritur me 48%.

Ai shprehu gjithashtu shqetësim për numrin e të rinjve që tërhiqen nga ekstremizmi në internet. Rreth 13% e atyre që u hetuan për përfshirje në terrorizëm ishin nën 18 vjeç – një rritje trefish në tre vitet e fundit, shtoi ai.

“Në qoshet e errëta të internetit, biseda është e lirë. Renditja e komplotuesve të vërtetë nga ekstremistët e kolltukëve është një detyrë e vështirë. Lidhjet anonime në internet shpesh janë të parëndësishme, por një pakicë çon në veprime vdekjeprurëse“, u shpreh kreu i MI5. /rtsh

Share This