Brown, MVP i javës së katërt

Brown, MVP i javës së katërt

Terrell Brown është MVP i javës së katërt të Superligës së Kosovës në basketboll.

Në përballjen që u vendos në sekondat e fundit ndërmjet Pejës dhe Golden Eagle Yllit, Brown ishte basketbollisti më i mirë i ndeshjes me 33 pikë, dy kërcime dhe dy asistime.

Ndërkohë, derbin mes Trepçës dhe Sigal Prishtinës e fituan prishtinasit në “Minatori”, ku më i dalluari te bardhekaltrit ishte Jalen Moore. Organizatori e mbylli ndeshjen me 22 pikë, tri kërcime dhe shtatë asistime.

Bashkimi shënoi fitoren e katërt radhazi në katër ndeshje, duke mundur Borën, derisa Jayveous Mckinnis e përfundoi ndeshjen me 18 pikë, tetë kërcime dhe një asistim, kurse te Bora më i miri ishte Shamarkus Kennedy që kishte dyshifror të dyfishtë 21 pikë, 10 kërcime dhe një asistim.

Fitore shumë të rëndësishme shënoi Vëllaznimi ndaj Proton Cable Prizreni, ku te kuqezinjtë, sidomos në momentet vendimtare më i miri ishte Shizz Levan Alston me 23 pikë, tri kërcime dhe një asistim.

MVP

Terrell Brown (Golden Eagle Ylli) 33 pikë, 2 kërcime, 2 asistime, 26 indeksi

Top 5

Terrell Brown (Golden Eagle Ylli) 33 pikë, 2 kërcime, 2 asistime, 26 indeksi

Jayveous Mckinnis (Bashkimi) 18 pikë, 8 kërcime, 1 asistim, 23 indeksi

Jalen Moore (Sigal Prishtina) 22 pikë, 3 kërcime, 7 asistime, 19 indeksi

Shizz Levan Alston (Vëllaznimi) 23 pikë, 3 kërcime, 1 asistim, 16 indeksi

Shamarkus Kennedy (Bora) 21 pikë, 10 kërcime, 1 asistim, 27 indeksi

Share This