Elita e basketbollit vjen sot me kryesfidën Trepça-Prishtina
Elita e basketbollit kosovar do të vazhdojë sot me dy ndeshjet e fundit të javës së katërt.
Kryesfida e kësaj xhiro është dueli mes skuadrave rivale dhe me traditë në basketbollin e Kosovës, Trepçës dhe Sigal Prishtinës.
Të dy skuadrat në tri xhirot e para kanë nga dy fitore e një humbje. Mitrovicasit në edicionin e fundit fituan katër trofe, ku pikërisht në finalen e Superkupës shënuan fitore ndaj Sigal Prishtinës.
Java e katërt do të mbyllet me takimin ndërmjet Bashkimit dhe Borës. Prizrenasit janë skuadra e vetme pa humbje me tri fitore, kurse prishtinasit të vetmit pa fitore me tri humbje në tri xhirot e para.
Superliga/Java 4
Të dielën takohen:
17:15 Trepça – Sigal Prishtina
19:00 Bashkimi – Bora